Ora News - Ndotja e Osumit, mbetje dhe aromë e keqe pëgjatë lumit në Berat
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rënia e nivelit të prurjeve gjatë muajve të verës nxjerr në pah nivelin e lartë të ndotjes në lumin Osum që kalon mes përmes Beratit. Derdhja e ujërave të zeza dhe hedhja e mbetjeve nga qytetarët mbeten problematika pa zgjidhje në qytetin muze që cdo vit pret mijëra vizitorë shqiptarë e të huaj.

Këta peshkatarë janë të vetmit që i kanë mbetur besnikë Osumit.

Ndotja dhe era e keqe nga derdhja e ujërave të zeza bën që qytetarët e tjerë të shpejtojnë hapat kur u duhet të ecin përgjatë lumit që kalon përmes Beratit.

Rënia e prurjeve gjatë muajve të verës e nxjerr në pah edhe më shumë problematikën ndërsa reshjet e verës duket se kanë vënë në lëvizje mbetjet përgjatë shtratit të lumit.

Fajtorë janë edhe vetë qytetarët, të cilët nuk e shohin më lumin si dhuratë të natyrës, por si kanal të ujërave te zeza dhe vend për hedhje mbetjesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndotja-e-osumit-mbetje-dhe-arome-e-keqe-pegjate-lumit-ne-berat
Recommended