Rikthehet ndotja e lumit Gjanica, qytetarët: Derdhet nafta e Ballshit, askush nuk ndëshkohet

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Krimi mjedisor me ndotjen e Gjanicës nuk ka të ndalur, ndërsa autoritetet po dështojnë për të identifikuar fajtorët. Ndotja në lumin që kalon përmes Fierit ka arritur në nivele alarmante, duke bërë që banorët të shpërthejnë në akuza ndaj institucioneve dhe kompanive të naftës.

Kjo ishte pamja e lumit Gjanica të mërkurën, (shiko videon).

Ndotja në lumin që përshkon Fierin ka arritur sërish nivele alarmante ndërsa faktorët janë të shumëfishtë.

Siç denoncojnë banorët, në orët e mëngjesit ujin e mbuloi një masë me ngjyrë të bardhë dhe erë të rëndë.

??Në mëngjes ishte me solucion të bardhë, ka mundësi ta derdhin natë, ose shpejt në mëngjes, dhe ditën e mbajnë pak më të pastër.?

Pamjet nga ana tjetër tregojnë së më shumti uji është ndotur nga mbetjet e naftës që dyshohet se derdhet nga kompanitë naftënxjerrëse që operojnë në Ballsh.

??Ka aromë se këtu dergjet naftë nga Ballshi. Gjanica ka qenë shumë e pastër. Por, njerëzit janë dhe të paedukatë, hedhin mbetjet në lumë.??

Shkarkimi i ujërave të zeza dhe hedhja e mbeturinave është tjetër shkak.

??Ballshi e prishi këtë Gjanicë, hidhen këtu të gjitha mbeturinat.??

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rikthehet-ndotja-e-lumit-gjanica-qytetaret-derdhet-nafta-e-ballshit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv