Ora News - Ndotja në Tiranë, urbanët e vjetër emëtojnë 22 ton mbetje në ajër

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Flota e vjetër prej 305 autobusësh që kryen shërbimin e transportit urban në kryeqytet rezulton të jetë një ndër ndotësit kryesorë të ajrit. Në një intervistë për RTV Ora, Rodion Gjoka, shprehet se autobusët janë jashtë standardeve europiane, ndërsa thekson se në vit emëtojnë më shumë se 22 mijë ton mbetje.

Që prej vitit 2017, kryetari i bashkisë së Tiranës ka premtuar se në kryeqytet do të vendoseshin autobusët elektrik.

Sot më shumë se 2 vite më pas, asnjë iniciativë e tillë nuk është zbatuar, madje, autobusët që qarkullojnë, janë ndotësit kryesor të ajrit.

Rodion Gjoka, drejtor i Njësisë së Mjedisit dhe Energjisë pranë Institutit për Zhvillimin e Habitatit shprehet se flota prej 305 autobusësh që kryen transportin publik në Tiranë është jashtë standardeve europiane.

Gjoka: Kudo në kryeqytetet kryesore, po të marrim të paktën këto të rajonit, ka alternativa ku disa linja janë të elektrifikuara. Në vendin tonë kjo alternativë nuk ofrohet. Një nga sugjerimet që ka bërë vetëm studimi është që disa prej linjave që kanë fluksin më të madh jo vetëm të ndotjes por edhe të shkaktimit të trafikut siç është Unaza, Kombinat-Kinostudio dhe linja që lidh fashën ekonomike të Tiranës do të ishte mirë që tu ofrohej një alternativë qytetarëve për të lëvizur me automjete elektrike.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ndotja-ne-tirane-urbanet-e-vjeter-emetojne-22-ton-mbetje-ne-ajer

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/yTvomzv90Ow
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended