Ora News –Ndotja e lumit Drin, ekspertët: Dëm i pa rikuperueshëm faunës dhe florës
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertët e mjedisit ndezin sirenat e alarmit për situatën e ndotjes në bregdetin e Shëngjinit dhe lagunat e Kune-Vainit. Lumi Drin, i cili përshkon disa qytete deri në deltën e tij në detin Adriatik ka depozituar mbetje urbane, po shkatërron florën dhe faunën e zonës.
Imeraj: Kanali i Drinit ngelet një oaz i ndotur nga depozitimet e mbetjeve urbane. Ka ndryshuar florën dhe faunën e ujit dhe pë rrjedhojë është bërë një dëm kolosal për Lagunën e Vainit.
Eksperti i mjedisti Zef Imeraj thotë se Bashkia Lezhë duhet të hartojë në mënyrë urgjente një projekt zgjidhjeje të situatës dhe po ashtu të gjenden edhe mënyrat e financimit.
Imeraj: Dreni kthehet në normalitet në tre shtylla kryesore; rivitalizimi i shtratit të drinit, rivitalizimi i prurjeve dhe heqja e derdhjes së ujërave të zeza.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndotja-e-lumit-drin-ekspertet-dem-i-pa-rikuperueshem-faunes-dhe-flores/
Recommended