Report TV - Kafshët e ngordhura dhe mbetjet urbane 'pushtojnë' grykëderdhjen e lumit Drin

  • 4 years ago
Report Tv prej ditësh ka ndjekur problematikën e ndotjes së lumenjtë nga lumi i Tiranës në atë Shkumbinit. Sot është ndalur në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë, ku situata është alarmante dhe skandaloze.

Në  grykëderdhjen e Drinit shihen qartë mbetjet urbane dhe kafshë të ngordhura që hidhen në lumin Drin dhe të gjitha përfundojnë në det. Kjo situatë është prej shumë vitesh ndërsa autoritetet heshtin duke mos marrë masa. Ato kanë ndikim negativ për zonën turistike pasi jemi edhe prag të hapjes së sezonit.

Nga se shkaktohet? Burimi i ndotjes janë banorët e fshatrave qe i hedhin mbetjet në lumin Drin prej të cilit përfundojnë më pas në detin Adriatik.

Jak Gjini, ekspert mjedisi tha për Report Tv se "Këtu janë të gjitha mbetjet, duhet të merren masa që të kapet në qelizë problemi. Çdo shtëpi fshati duhet të administrohet nga njësia vendore".

Recommended