Report TV - Garat me kajakë në Drin, nxitje sportit dhe turizmit në Lezhë
  • 5 years ago
Janë zhvilluar këtë të premte në lumin Drin të Lezhës garat me kajak. Në këtë garë morën pjesë me dhjetra të rinj joprofesionistë. Ata shprehen se kjo eksperiencë ishte diçka emocionuese dhe e bukur për të cilën janë të gatshëm ta riprovojnë.

Për specialistin e sporteve, Klajti Reçi, të tilla aktivitete shihen si një mundësi për tërhequr të rinjtë dhe sigurisht për të ndihmuar në turizëm.

Garat e ardhshme janë planifikuar të zhvillohen në liqenin e fshatit Fishtë gjatë fundit të muajit maj dhe për të vijuar edhe më zonat bregdetare të Tales dhe Shëngjinit.
Recommended