Ora News - Shiu përmbyt Tiranën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Zona e ?Astirit? edhe pse një lagje e re e kryeqytetit është lënë në harresë nga Bashkia e Tiranës. Banoret në rrugën Milto Sotir Gurra shprehen se rruga e lagjes se tyre është tejet e pakalueshme, ndërsa situata rëndohet më tej në ditët me shi. Ata apelojnë marrjen e masave sa më parë.

Reshjet e shiut kanë bërë që gropat të mbushen me ujë e të kthehen në pellgje në rrugën ??Milto Sotir Gurra??.

Rruga është totalisht e amortizuar e me gropa të mbushura me ujë dhe ndodhet në lagjen më të re të kryeqytetit e njohur ndryshe si zona e ??Astirit??. Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës pasi jetesa për to është si në mesjetë.

??Kjo situatë ka 13 vjet që kam unë këtu. Para 13 vitesh ka qenë më e shtruar, tani është bërë skandaloze. Sot keni ardhurnë ditë me shi, por në ditë me diell bëhet pluhur dynjaja. Të mendojë edhe për ne këtej. Deri këtu është balta. Do mbytemi. Një punë që e nisin ta mbarojmë. Ç?të bëjmë,nëpër baltë, nuk kemi ku të kalojmë.??

Thonë se u kanë premtuar në kohë fushate e më pas nuk janë kujtuar.

??Premtimet janë çdo fushatë, kalon fushata e ke skandal. Premtime bëjnë. Ata ta bëjnë dimirn behar, por punë asgjë fare.?

Kjo rrugë është problematike dhe për drejtuesit e mjeteve apo dhe drejtuesit e motoçikletave që në orët e natës kthehet në rrezik si pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shiu-permbyt-tiranen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended