Shiu permbyt Durresin

  • 6 years ago
Rreth një orë reshje të dendura shiu mengjesin e sotëm kanë mjaftuar që disa nga rrugët e Durrësit të përmbyten.
Rrugët e mbuluara nga uji kanë vështirësuar kalimin e këmbësorëve, si dhe të automjeteve, duke krijuar trafik të rënduar në disa prej akseve te qytetit bregdetar.

Situata më problematike është paraqitur në zonën e njohur si rrethrrotullimi te Stacioni i Trenit, në rrugën ?Aleksander Goga?, shëtitoren Taulantia si tek Ura e Dajlanit. Probleme janë hasur edhe në zonat periferike, si Spitallë, Porto-Romano, Ish-Kënetë dhe plazh.
Shkak për këtë situatë është bllokimi i pusetave, problematikë që bëhet evidente sa herë bie shi.

Ndërkohë përfaqësues të Shtabit të Emergjencave pranë Prefekturës së Durrësit sqarojnë se nga evidentimet e kryera në terren nuk ka banesa apo biznese të prekura nga uji.

Recommended