RTV Ora - Olen Cezari: Durrësin nuk e njoh më, pamja e tij më trishton shumë

  • 5 years ago
#rtvora
Violinisti shqiptar Olen Cesari jeton në Itali dhe karrierën e tij po e zhvillon në skenat jashtë Shqipërisë.

Pavarësisht kësaj, ai nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij Durrësin dhe është kthyer gjithmonë atje,

Olen ka mbajtur dy koncerte në qytetin bregdetar. Por i ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora, rrëfeu se transformimi i Durrësit e trishton shumë.

Olen Cesari: "Kam mbajtur dy koncerte në Durrës. Një e kam zhvilluar në sheshin e Durrësit, pas Pallatit të Kulturës dhe një në port, tek Vollga, të organizuar nga Komuniteti Evropian.

Durrësi është bërë diçka që nuk e njoh më. Ka ndryshuar shumë dhe më bën të pikëllohem. Më trishton shumë. Kam harruar pjesën e keqe, të hidhur dhe mbaj mend vetëm gjërat e bukura. Vuaj sa herë që shkoj sepse gjëja e parë që bëj kur shkoj atje është të shoh amfiteatrin dhe e kam pasur shumë pasion arkeologjinë dhe kaloja orë të tëra aty. Ta shikosh sot në atë derexhe, që gjithë ujërat e pista të shtëpive derdhen në 'Koloseun' e Durrësit, që duhet të jetë një nga perlat e saj. Ai duhet të shërbejë si magnet që duhet të thithë gjithë turizmin. Ne kemi atë dhe Butrintin."

Ndërsa shtoi se shteti duhet të investojë me fonde në Durrës: "Shteti dhe politika duhet të marrë një perlë dhe fondet që kanë ta stolisin për të gjithë ata që vijnë. Durrësi është Durrësi, aty kam lindur dhe sa herë që mundem shkoj aty."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/olen-cesari-durresin-nuk-e-njoh-me-pamja-e-tij-me-trishton-shume
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended