Ora News - Dyshohej për rrëmbim, 13-vjeçarja me shokë dhe shoqe po relaksoheshin në lokal

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një lojë mes shokësh dhe shoqesh të një klase alarmoi policinë e kryeqytetit pasditen e sotme, pasi dyshohej për rrëmbimin e një 13 vjeçareje me inicialet S.B.

Fatmirësisht nuk kishim të bëjmë me rrëmbim. Adoleshentët janë gjetur në një qendër tregtare në periferi të kryeqytetit.

Një fakt të tillë e pohuan ekskluzivisht për Rtv Ora dhe Ora News drejtori i policisë kriminale Tonin Voca dhe drejtori i policisë së Tiranë Rebani Jaupaj.

Tonin Vocaj: Vajza është gjetur dhe është në duart e policisë. Më shumë se rrëmbim është një ngatërresë dhe lojë e bërë nga shokët dhe shoqet e klasës. Do ti pyesim dhe do të kemi komunikim të mëvonshëm me mediat.

Rebani Jaupaj: Nuk ka pasur asnjë rrëmbim, një grup shokësh dhe shoqesh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese.Vajza është në gjendje shumë të mirë.

Gjithçka ndodhi pasi 13-vjeçarja kishte mbaruar mësimin. Familjarët pas humbjes së kontaktit me vajzën bënë denoncimin në polici.

"Në rrugën ?Ndre Mjeda? dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar. Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit" njoftoi policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-rrembehet-nje-vajze-13-vjecare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended