17 vjeçarja gjendet në transmetim live, sms ja e shoqes ndihmon për kthimin e saj në shtëpi

  • 5 years ago
Një javë nga zhdukja më 23 shtator të këtij viti kthehet në shtëpi 17-vjecarja nga Lezha, Valentina Cuni. Pas denoncimit në ??Pa gjurmë?? përfundon Odisea e fshehjes së adoleshentes, dyshuar se u gënjye nga disa persona të cilët e mbajtën në Tiranë, me qëllim trafikimin. Këmbëngulja për të rënë në gjurmët e Valentinës, duke e risjell historinë e adoleshentes nga Lezha edhe këtë të hënë në ??Pa gjurmë??, solli kthimin e saj në shtëpi. Përgjatë 60 minutave transmetim live në kërkim të 17-vjeçares, pak minuta para përfundimit të emisionit, vëllai i Valentinës Kristjani njoftoi kthimit në shtëpi të 17-vjeçares, ndërsa në studio nëna Vitore Lazeri dhe vëllai Edmond Cuni bënin apel për ndihmë.

Valentina Cuni u largua nga shtëpia një javë më parë ndërsa ??Pa gjurmë?? zbuloi vendndodhjen e adoleshentes, pas apelit për ndihmë bërë nga nëna e saj. Mjaft telefonues lokalizuan vendndodhjen e 17-vjeçares në Tiranë, me një përshkim të ngjashëm me fotot të bëra publike gjatë transmetimit të emisionit, në rrugën ??Ali Demi?? në Tiranë. Gjatë transmetimit live reagoi ajo që pretendoi të jetë mikesha 17-vjeçares, ku me anë të një mesazhi dërguar??Pa gjurmë?? sqaronte arsyet e largimit të Valentinës

Recommended