Ora News - Qeveria pranon uljen e numrit të nxënësve, por shifrës 100 mijë i heq një zero

  • 5 years ago
#rtvora

Në arsimin parauniversitar, këtë vit shkollor janë regjistruar 10 mijë nxënës më pak se një vit më parë. Të dhënat vijnë nga ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila përgënjeshtroi në një deklaratë për mediat informacionet se ky numër është më i lartë.

Besa Shahini: Shifrat që keni raportuar dje janë të pasakta dhe të pjesshme. Ju keni raportuar se në arsimin parauniversitar kemi 380 mijë nxënës, por kjo shifër përfshin vetëm nxënësit e klasave I-XII duke mos përfshirë arsimin profesional dhe parashkollorin. Në total sivjet regjistrimet në arsimin parauniversitar pa përfshirë arsimin profesional janë 455 mijë nxënës. Nëse përfshijmë arsimin profesional numri do të shkojë rreth 480 mijë nxënës. Shifrat për arsimin profesional mblidhen nga ministria e Financave dhe deri në fund të kësaj jave ne do rakordojmë numrat dhe do kemi një numër më final për regjistrimet në vitin e ri shkollor. Në supozojmë që në krahasim vitin e kaluar do kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë më pak sic keni raportuar ju.

Shahini thotë se ky fenomen është i hershëm dhe nuk ka lindur gjatë qeverisjes Rama. Sipas saj, në rajon trendi i rënies së numrit të nxënësve është disa herë më i lart.

Besa Shahini: Dua të theksoj se rënia e numrit të nxënësve në shkolla nuk është një dukuri e viteve të fundit dhe as një dukuri ekskluzivisht shqiptare. Nga viti në vit Shqipëria ka pasur 10-20 mijë nxënës më pak në gjithë sistemin parauniversitar, duke përfshirë parashkollorin, shkollën fillore, shkollën e mesme të ulët dhe shkollën e mesme të lartë. Trendi rënës ka filluar që në 1992, ka vazhduar me të njëjtin intensitet në kohën e qeverisjes së PD, 2005-2013 dhe po vazhdon dhe sot. Trendi i rënies ka të bëjë me rënien e natalitetit që është një çështje që afekton Evropën Juglindore, që përfshin edhe Ballkanin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/besa-shahini-kete-vit-10-mije-nxenes-me-pak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended