Report TV - Qeveria u heq lejet bashkive, ndërtimet në breg të detit vetëm me PPP (Projektligji)

  • 4 years ago
Të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna  në vijën bregdetare në Shqipëri do të vihen në sitë, duke pritur një valë shembjesh, siç edhe ka nisur nga IKMT-ja për ato pa leje, për të kaluar më tej tek ndërtimet në bregun e detit vetëm me koncesion, përmes të shumë diskutuarit Partneritet Publik Privat (PPP).

Të gjithë procesin do ta ketë në dorë Agjencia Kombëtare e Bregdetit në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që është edhe dikasteri që ka hartuar një draft për ?menaxhimin e integruar të bregdetit?, të cilin Report Tv e siguron, dhe që tashmë pritet të nisë konsultimet publike me grupet e interesit.

Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncesionare/PPP, investimeve strategjike dhe ndërtimeve", sqarohet në projektligj.

Privatët duhet të hartojnë politika të qarta për zhvillimin e turizmit në bregun ku ata do ndërtojnë.  Po sipas draftit, pronat private në bregdet do të mund edhe të shiten. Të drejtën për ta blerë i pari, në rast nevoje, e ka shteti në procedura të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Por nëse plani i menaxhimit të bregdetit e kërkon, një pronë private mund edhe të tjetërsohet për interes publik.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të vendosë për monitorimet, për kontratat e reja për administrimin e plazheve, jep me qira sipërfaqe të caktuara të bregut të detit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme përfshirë aktivitetet veprimtaritë sportive argëtuese dhe turistike në det etj. Po ashtu Agjencia ka të drejtë të vendosë gjoba për organet shtetërore, qendrore dhe vendore që janë në kundërshtim me draftin në të cilin ende nuk janë përcaktuar vlerat e masave administrative.  I vetmi bashkëpunim me pushtetin vendor që deri më sot ka në dorë lejet e ndërtimit, do të jetë ai i verifikimit të dokumentacioneve dhe kontratave të ndërtimeve aktuale në vijën bregdetare për të shkuar në vendimin për shembje ose jo në rast parregullsish. Bashkive do t?u mbeten vetëm propozimet, dhe jo e drejta për vendimmarrje.

Recommended