RTV Ora - Ekselentja drejt Italisë Iki për cilësinë e mësimdhënies
  • 5 years ago
#rtvora
Amelia Kurti është një ndër maturantet ekselentë që këtë vjeshtë do të lërë Shqipërinë. Ajo do të studiojë në Itali për gjenetikë, ndërsa thotë se largohet për cilësi më të lartë të mësimdhënies dhe kushte më të mira jetese.

Amelia Kurti nuk ka treguar kurrë përtesë në rrugën e dijes, ndaj pas 12 vitesh mbi libra ka korrur rezultate të larta.

Nxënësja e Sami Frashërit është një ndër 10 maturantet ekselente të këtij viti.

Amelia Kurti: Përveçse e vlerësuar ndihem dhe krenare për veten duke qenë se nuk ëhstë aspak e lehtë të arrish rezultatet maksimale.

Për të nuk ka qenë e lehtë të arrijë deri këtu, i janë dashur orë të gjata studimi si dhe sakrifica.

Amelia Kurti: Nëse ti ke vullnet dhe je këmbëngulës, je sistematik, do t'ia dalësh gjithmonë që të arrish atë çfarë do.

Do të studiojë për gjenetikë, por jo në Shqipëri. Në tetor do të nisë studimet e larta në Universitetin e Bolonjës në Itali.

Amelia Kurti: E zgjodha këtë degë se dua të sjell një risi dhe në vendin tim nëse do të kthehem. Në Shqipëri është një rrugë mjaft e gjatë për të mbaruar për gjenetikë.Duhet të vazhdosh 6 vite mjekësi, më pas specializimin. Në 12 vitet e fundit më është dashur të luftoj me dhëmbë për të arritur atë çfarë kam dashur se dihet korrupsioni, mitmarrja.

Thotë se për shkak të arritjeve të larta është pranuar në 6 universitete, por në njërin prej tyre u penalizua për shkak të mosnjohjes së diplomës së maturës, ndaj ka një apel për Ministrinë e Arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekselentja-drejt-italise-iki-cilesine-e-mesimdhenies

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended