Ora News - Detaje të operacionit "Romano 2017": Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Autoritetet italiane kanë shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup trafikantësh droge i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë të cilët trafikonin drogë të tipit kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Me urdhër të Prokurorisë së Bergamos, operacioni i koduar "Romano2017" ka çuar në ekzekutimin e urdhër arrestimit ndaj 18 personave, shtetas shqiptarë, afrikano veriorë e një shtetas italian.

Tre anëtarë të bandës janë arrestuar në Shqipëri falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare.

Operacioni "Romano2017" ka nisur hetimet në viin 2017 e ka zbardhur se ky grup kriminal drejtohej nga shtetas shqiptarë.

Kokainë e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Hollandë e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos, ku kishte bazën operative ky grup kriminal.

Bosat shqiptarë të drogës kishin marrë me qera disa apartamente në qytetin e Bergamos të cilat i përdornin për magazinim e kokainës si dhe kishin në dispozicion një park të vërtetë me automjete të modifikuara me vende të fshehta për transportimin e drogës.

Aktiviteti investigativ i antidrogës italiane ka zbardhur se gjatë procesit të hetimi kjo bandë ka trafikuar mbi 100 kg kokainë, ndërsa kanë mundur të sekuestrojnë rreth 24 kg kokainë, gjysëm kg heroinë, një pistoletë e rreth 300 mijë euro cash.

Në operacionin e sotëm morën pjesë rreth 100 trupa policorë e arrestimet u kryen në Bergamo, Brescia e Parma. Madje në komunën Pontoglio të Breshës u zbulua dhe një rafineri droge në zotërim të këtij grupi kriminal.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/detaje-te-operacionit-romano-2017-trafiku-i-kokaines-nga-amerika-e-jugut-drejt-italise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended