Trashegimia e arberesheve te Italise se Jugut

  • 5 years ago
Trashëgimia e shqiptarëve të zhvendosur në Italinë e Jugut nga shekulli i XV-të deri në të XVIII-in pas vdekjes së Skënderbeut, mblodhi në Romë figurat  të njohura të politikës, kulturës dhe fesë nga të dy vendet.

Seminari i mbajtur në përkujtim të 100-vjetorit të Eparkisë Arbëreshe të Lungros, u organizua nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, nën kujdesin e veçantë të të ngarkuarës me punë, Majlinda Dodaj.

Aktiviteti u mbajt në sallën Zuçari të Senatit të Republikës me temë ?Pakica Arbëreshe: aspektet sociale, kulturore dhe fetare? . Roli i Kishës në identitetin e arbëresheve por edhe kontributi i tyre në formimin e shtetit italian dhe atij shqiptar ishte në qendër të vemendjes në relacionet e paraqitura para një publiku që kishte mbushur plot sallën e senatit.

Pjesëmarrësit e vunë theksin te bashkimi dhe rëndësia e një populli, i aftë të përmbushë një mrekulli të vogël, me mbrotjen e rrënjëve dhe gjuhës së tij, ndonëse i integruar plotësisht në një tjetër lëm shoqëror.

I ftuar këtë takim ishte edhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili përshëndeti pjesëmarrësit duke theksuar përkatësinë e bashkësisë arbëreshe në kombin shqiptar. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe zv/Presidentja e Komisionit të Jashtëm për Emigracionin Stefania Craxi, Ipeshkvi i Eparkisë arbëreshe të Lungros Donato Olivero, dhe si relatorë profesorët arbëreshë Francesco Altimari, Mateo Mandala, si edhe shkrimtari i njohur Carmine Abate.

Janë të shumtë arbëreshët të cilët kanë dhënë një kontribut unik në politikën italiane, Francesco Crispi dhe Stefano Rodotà për shembull. Ky seminar vjen si një rast për të reflektuar mbi mijëra komponentët që lidhin Italinë me Shqipërinë në një marrëdhënie miqësie dhe varësie nga njëra-tjetra.

Tv Klan

Recommended