Ora News - Rrëzohet ura në Genova të Italisë, mediat lokale flasin për të paktën 10 viktima

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një urë e madhe është rrëzuar pranë qytetit italian të Genovës. Ura, rreth 100 metra e gjatë, është pjesë e autostradës A10, raportojnë mediat italiane

Mediat italiane raportojnë se rreth dhjetë automjete kanë rënë kur ura u shemb.

Ora 13: 11 Mediat lokale në Genova flasin për të paktën 10 viktima nga rrëzimi i urës Morandi në Gjenova të Italisë, na informon gazetarja e Ora News Alba Kepi.


Ora 12:35 Dyshohet per njerez nen rrenoja

TGCOM raporton se mund të ka njerëz nën rrënoja dhe ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen kanë nisur punën për shpëtimin e tyre.

Inicidenti i cili ndodhi vetëm pak minuta më parë mendohet se ka ndodhur për shkak të një dëmi në strukturën e urës.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nën urën Morandi ka qendra tregtare dhe depo industriale, si dhe disa ndërtesa banimi.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të mëdha të rrënojash në tokë nën mes të urës.

Dhe gjithashtu ndodhet hekurudha që lidh Genovën me Milanon.

Një imazh nga zjarrfikësit italianë tregon një kamion të vendosur në fund të seksionit të urës që i 'mbijeton' rënies.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rrezohet-autostrada-ne-itali

Recommended