Ora News - Vrasje e vjedhje me armë, ekstradohen drejt Italisë 3 shqiptarë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ekstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për vepra të rënda penale.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve:

? S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale ?Vrasja me paramendim?, parashikuar nga Kodi Penal italian.

? K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale ?Vjedhja me armë?, parashikuar nga Kodi Penal italian.

? R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ?, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasje-e-vjedhje-me-arme-ekstradohen-drejt-italise-3-shqiptare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended