RTV Ora - Të paharruarit e Spaçit

  • 5 years ago
#rtvora
Përmes muzikës dhe letërsisë, në ish-burgun famëkeq të Spaçit u përkujtuan ata që humbën jetën apo vite të tera në kampin e internimit politik. Mesazhi ishte për të mos harruar dhe mbrojtur këtë dëshmi të së shkuarës, ndërsa Drejtori i Studimeve të Krimeve të Komunizmit kritikoi politikën se ka bërë vetem retorikë.

Ata që humbën jetën por dhe ata që kaluan përmes ferrit të burgut të Spaçit u përkujtuan me muzikë e letërsi.

Të Paharruarit, cilësohen sot ata që prej aty sfiduan regjimin e egër komunist ndaj kujtesa e kësaj të vërtetë cilësohet detyrim.

Satler: Kurajo e tyre na siguroi sot një të ardhme ndryshe, por morën si shpërblim ekzekutimin dhe dënimin.

Ish-kampi famëkeq është dëshmi dhe nyje lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Por Ministrja e Kulturës, thekson se Spaçit nuk i duhet hequr i gjithë tisi i misterit që çdokush ka krijuar rreth tij.

Margariti: Nuk e shikoj asnjëherë me vlerë që të heqim vellon e misterit që çdokush mbart në vetëvete kur mendon për një gjë të tillë.

Agron Tufa, Drejtor i Studimeve për Krimet dhe pasojat e komunizmit që në fjalinë e parë ishte kritik ndaj politikës për mungesë vullneti për ti bërë gjërat ashtu siç duhet në këtë drejtim.

Tufa: Ekziston retorika politike sa për të kaluar rradhën dhe është hipokrizia më e thellë.

Autorët Fatos Lubonja, Bedri Coku dhe Shkëlqim Abazi, kthyen në kohë vuajtjet e tyre nëpërmjet shkrimeve në librat e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-paharruarit-e-spacit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz