RTV Ora - Librat e përdorur, nxënësit: Vështirë të punojmë me libra të plotësuar

  • 5 years ago
#rtvora
Rikthimi në qarkullim i librave të përdorur shihet me dyshim prej vetë prindërve dhe fëmijëve. Dhënia e teksteve falas përshëndetet si një mbështetje e madhe, por në pjesën më të madhe ushtrimet janë të plotësuar, ndaj dhe dijet që do të merret janë të kufizuara dhe nuk do të vënë në punë nxënësit.

Vitin e ardhshëm shkollor nxënësit nga klasa e parë në të katërtën do të mësojnë me libra të përdorur.

Tekstet që do të marrin në dorëzim do të jenë në këtë gjendje, të plotësuar, të ngjyrosur dhe me shënime.

Nxënësit shprehen se me këto kushte do ta kenë të vështirë të mësojnë pasi përgjigjet e shumë prej pyetjeve do t`i kenë gati.

"Do të ishte shumë problem, unë nuk do të plotësoja gjëra por do të rrija kot. Unë nuk kam qejf të rri kot, dua të bëj detyrat".

"Ne duhet të mësojmë vet jo me plotësimet e të tjerëve".

Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe prindërit. Ata shprehen se lehtësohen nga pagesa për librat por fëmijët penalizohen për shkak të shënimeve në tekste.

"Nuk është normale me zhgarravinat që gjejnë atje. Unë do ja blej të reja".

"Këtu penalizohen".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/librat-e-perdorur-nxenesit-veshtire-te-punojme-me-libra-te-plotesuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended