RTV Ora - Salinaji: "Zgjedhjet e brendshme të PS" po zhvillohen me paratë e buxhetit të shtetit
  • 5 years ago
#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Ish deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë nga Korça është shprehur se PS po i zhvillon zgjedhjet me paratë e buxhetit të shtetit.

Ai theksoi se qendrat e votimit janë të braktisura.

Ervin Salinaji: "Votimet e PS apo zgjedhjet e brendshme të PS po zhvillohen me paratë e buxhetit. Në qarkun e Korçës pjesëmarrja është shumë më e ulët se ajo çka raportohet nga KQZ. Duke qenë se këto votime farsë zhvillohen me paratë e buxhetit të shtetit, ne kemi njerëzit tanë në QV dhe kontrollojnë gjithçka. Qendrat e votimit janë të braktisura."

Salianji e konsideroi 30 qershorin një ditë të zezë për demokracinë.

Ervin Salinaji: "Këto zgjedhje e kanë rezultatin e shpallur. Është shpallur para se të zhvilloheshin. KQZ po bën parodi me shifrat. Në Pogradec dhe Kolonjë ka pjesëmarrje shumë të ulët. Në Devoll pjesëmarrja është 3%. Është një ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë. Sot shqiptarët janë ulur dhe kanë kuptuar që betejat për liri nuk janë të lehta. Votimet po i ndjekim vetëm se po zhvillohen me paratë e buxhetit ndryshe nuk do ishim këtu."

Ndiqni LIVE: Zgjedhjet Vendore te 30 qershorit, raportime nga të gjitha bashkitë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/salinaji-zgjedhjet-e-brendshme-te-ps-po-zhvillohen-me-parate-e-buxhetit-te-shtetit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended