RTV Ora - Fier, të shtëna me armë zjarri brenda spitalit, 3 të plagosur
  • 5 years ago
#rtvora

Tre persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme (31 gusht).

Sherri mes dy grupeve nisi në Levan-Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta në Levan, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve në ambientet e spitalit.

Të shtënat brenda spitalit-Mësohet se një person i armatosur ka hyrë brenda ambienteve të spitalit, duke qëlluar me armë zjarri, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur.

Gazetarja e RTV Ora, Inelada Vallja raporton se "një grup prej 5 ose 6 vetash ka ardhur në urgjencën e spitalit dhe kanë qëlluar me armë duke alarmuar gjithë spitalin"

Mësohet se dy persona janë plagosur me sende të forta, ndërsa njëri me armë zjarri.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij sherri, në të cilën janë përdorur edhe levat.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorët që kanë shtënë me armë zjarri.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-fier-disa-te-plagosur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended