Report TV - Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fier, xhamat bëhen shoshë nga plumbat
  • 5 years ago
Qëllohet me armë zjarri një lokal në qytetin e Fierit. Lokali ndodhet në lagjen ?Kastriot?. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë kur lokali nuk ka pasur njerëz dhe ka qenë i mbyllur.

Ende nga policia nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje. Report Tv sjell pamjet nga lokali që u qëllua me breshëri gjatë natës. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, ndërsa duket se ka qenë një kërcënim për pronarin.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, pasi autorët dyshohet se kanë qëlluar nga makina. Megjithatë sipas burimeve nga grupi hetimor janë gjetur disa gjurmë, që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve.

Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe disa bizneseve pranë tij.
Recommended