RTV Ora - LSI: Qeveria bllokoi integrimin, Shqipëria problem edhe për Kosovën

  • 5 years ago
#rtvora
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon qeverinë për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se në Shqipëri për shkak të qeverisjes së saj të gjithë fenomenet negative janë rënduar siç është krimi, korrupsioni, krimi zgjedhor etj.

Nga Berlini, qytetarët shqiptarë sipas Vasilit kanë mësuar se Shqipëria është një nga problemet kryesore edhe për Kosovën.

Vasili: Këto lajme të hidhura që vijnë dhe ky integrim i bllokuar është e qartë dhe ne, po nga kjo foltore kemi denoncuar. Këto janë lajme të mira për qeverinë, sepse një qeveri që ka axhenda të tjera antieuropiane sigurisht nuk e gëzon ecjen përpara të integrimit europian, por e gëzon shumë kur lajmet për bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë vijnë vazhdimisht. Pasi qeveria shqiptare, kthimi në prioritet madhor, mobilizimin e të gjithë energjive më pozitive, për pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë, opozitë, mazhoranca, shoqëri civile, njerëz të dijes, njerëz të shkencës, njerëz me ide.

E ka zëvendësuar këtë gjë me disa lobime të errëta dhe të dyshimta me personalitete të huaja, me darka e dreka restorantesh, me negocime të paprincipta dhe me pritmëninë e jashtëzakonshme, se dikush nga diku do na bëjë një dhuratë sepse ne e njohim e kemi mik, e kemi shok dhe hamë e pimë. Integrimi është një prioritet madhor, është prioritet profesional në radhë të parë. Është prioritet politik.

Sigurisht që në këtë proces Shqipëria nuk mund ta banalizohej si një vit më parë ky kryeministri duartrokiste për gjëra të cilat nuk u arritën, ku dhe për humorin e të gjithë shqiptarëve, po ua kujtoj edhe sot në 29 qershor ai dekoronte edhe katër ambasadorë të tij, sepse këta kishin arritur të rregullonin çështjet e Europës, të mbyllnin negociatat dhe të bënin gjithçka dhe sot ja ku jemi, kemi 4 medalje ambasadorësh, por nuk kemi Integrim Europian, përkundrazi jemi bërë problem i madh edhe për Kosovën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lsi-qeveria-bllokoi-integrimin-shqiperia-problem-edhe-kosoven
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended