RTV Ora - Shqipëria solidarizohet me Kosovën, Cakaj: Nuk marrim pjesë në samitin e SEECP
  • 5 years ago
#rtvora

Tirana është solidarizuar me Prishtinën duke refuzuar pjesëmarrjen në samitin për bashkëpunimin rajonal që mbahet të hënën në Sarajevë. Kryediplomati në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha të dielën se kërkesa e organizatorëve proserbë që presidenti i Kosovës të mos ftohet si përfaqësues shteti është e papranueshme.

Shqipëria dhe Kosova kanë anuluar njëherësh pjesëmarrjen në samitin rajonal që do të organizohet të hënën në Bosnjë-Hercegovinë.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, njoftoi të dielën se pjesëmarrja në nismën "Procesi i Bashkëpunimit për Europën Juglindore" është refuzuar në shenjë solidariteti me Kosovën.

Cakaj: "Trajtimi që i bëhet Kosovës nga organizatorët është i papranueshëm dhe shkon përkundër atmosferës së besimit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit që ne synojmë. Nuk ka bashkëpunim pa trajtim të barabartë. Ne jemi bashkë."

Shkak për refuzimin, e konfirmuar një ditë më parë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u bë ftesa zyrtare drejtuar kryeshtetarit në Prishtinë.

Në një shkrim në rrjetet sociale, ai sqaroi se kryesuesi i presidencës serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i kishte kërkuar që të mos përfaqësohej në punimet e samitit si president i Kosovës.

Thaci: "Sjellja e Bosnjë-Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, dhe tërësisht antieuropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush."

Prishtina vendosi ta bojkotojë nismën e bashkëthemeluar nga Shqipëria edhe shtatorin e kaluar, e nxitur nga deklarata e përfaqësuesit të republikës serbe, Dodik, se kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe delegacioni kosovar nuk ishin të mirëseardhur në vendin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cakaj-shqiperia-anulon-pjesemarrjen-e-ne-samitin-e-bashkepunimit-ne-evropen-juglindore

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended