Cakaj: Shqipëria anulon pjesëmarrjen në Samitin e SEECP - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka theksuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje-Hercegovina.



Ministri në Detyrë shkruan në Twitter se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm. Në reagimin e tij Cakaj ka thënë se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet.



?Shqipëria anulon pjesëmarrjen e në Samitin e SEECP në solidaritet me Kosovën.

Trajtimi ndaj Kosovës nga organizatorët është i papranueshëm dhe shkon kundër qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhëniesh të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa trajtim të barabartë?.



Ndërkohë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi një ditë më parë është shprehur se ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim. Si pasojë e kësaj Thaçi ka refuzuar që të marrë pjesë në takim.
Recommended