Ora News - Veliaj-opozitës: Mjaft e sabotuat integrimin, aty e kishit edhe qeverinë, edhe bashkinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga njësia 8 në kryeqytet ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët Erion Veliaj tha se opozita po përpiqet të pengoj negociatat me Bashkimin Europian përmes sajimit të kasetave të përgjimit. Qytetarëve iu bëri thirrje të mbështesin Partinë Socialite si e vetmja forcë qe sipas tij po ndërrmer reforma dhe po bën progres në procesin e integrimit.

Në prag të protestës së opozitës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ftoi qytetarët që të mos humbasin më kohë dhe të përkrahin atë forcë politke që po afron vendin me Bashkimin Europian. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e njësisë numër 8 në kryeqytet Veliaj tha se opozita e cila sot po sajon kaseta përgjimi ka treguar se nuk mund të drejtojë vendin

Erion Veliaj: ?Për ata që sajojnë kaseta, që bëjnë thirrje për protesta, që zihen me të njëjtin intensitet si për këndin e lodrave, si për Pazarin e Ri, si për Sheshin ?Skënderbej?, mjafton të kthejmë kokën pas dhe të shohim se si të gjitha objektet e sherreve të tyre, janë sot çmime të punës së palodhur që kemi bërë në Tiranë. Dua t?i kujtoj çdo njeriu që naivisht mendon se duke djegur vendin, duke sabotuar Shqipërinë, duke i vënë stërkëmbëshin integrimit, do shohim një ditë të bardhë, u them se e kanë gabim. Ata që bëjnë thirrje për protesta, për të shkatërruar Tiranën, për të shkatërruar Shqipërinë, i kishim në qafë edhe në Tiranë, edhe në Shqipëri, dhe e pamë çfarë dinin të bënin. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të gjithë të mbështesim Edi Ramën, të mbështesim qeverinë, deputetët, ministrat dhe t?u tregojmë që jemi me atë skuadër që punon dhe që e çon vendin në drejtimin e duhur, në Bashkimin Europian?

Në Shqipëri shtoi Veliaj janë dy forca politike, njëra që në fokus së saj ka reformat dhe tjetra që po përpiqet me me çdokusht të pengojë Shqipërinë në aspiratën europiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-opozites-mjaft-e-sabotuat-integrimin-aty-e-kishit-edhe-qeverine-edhe-bashkine

Recommended