RTV Ora - Gazetarët paguhen me vonesë

  • 5 years ago
#rtvora
Mosmarrja e pagave në kohë mbetet një ndër problemet me të cilën hasen gazetarët shqiptarë. Shqetësimi ngrihet nga Unioni i Gazetarëve që ka publikuar raportin e tremujorit të parë të këtij viti mbi situatën në media.

Aleksandër Çipa: "Situata më e rëndë është në atë që quhet media e re teknologjike. Portalet apo televizionet online që janë ngritur me shpresën e revolucionit mediatik po shkelin në rrugën e abuzimit tradicional. Gazetarët apo punonjësit e tjerë paguhen një herë në tre muaj dhe raportoj me përgjegjësi se media të ndryshime online si pasojë e kaosit që mbizotëron ka 6 muaj e më shumë që nuk i paguajnë punonjësit."

Pikërisht kjo situatë i bën gazetarët më të pasigurt duke rritur dhe vetëcensurimin. Kreu i Unionit të Gazetarëve u shpreh se ka një përkeqësim të klimës mes pushtetit politik dhe atij mediatik.

Aleksandër Çipa: "Klima midis marrëdhënieve të pushtetit politik, ekzekutiv dhe pushtetit mediatik po përkeqësohet. Është një relacion në frustrim të shtuar."

Aleksandër Çipa thotë se numri i gazetarëve që emigrojnë për kushte më të mira pune është shtuar, por ende nuk ka të dhëna të sakta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gazetaret-paguhen-me-vonese
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended