VOA: Gazetarët në RTV Ora të shqetësuar në punën e tyre pas sekuestrimit të pasurive të Ylli Ndroqit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në Tiranë, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara mori dje dhe sot nën administrim pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi, i dyshuar për veprimtari kriminale.

Sipas vendimit të Gjykatës dhe kërkesës së SPAK-ut, për këto prona është caktuar një administrator nga Agjencia dhe po merret në shqyrtim dokumentacioni i një serie pronash të tij. Mes këtyre pronave është edhe Radio-Televizioni ORA.

Gazetarët e Radio-Televizionit ORA dhe komuniteti i gazetarëve shprehën shqetësim për praninë e një numri të pazakontë forcash policore në mjediset e televizionit.

Edhe sot, një ditë pas zbarkimit të policëve me armë automatike, maska dhe helmeta pranë Radio-Televizionit Ora, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të teknikës ende nuk e kishin marrë veten nga stresi i atyre pamjeve, ndonëse po mundohen të kthehen në punën e përditshme.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/voa-gazetaret-ne-rtv-ora-te-shqetesuar-ne-punen-e-tyre-pas-sekuestrimit-me-polici-te-pasurive-te-ylli-ndroqit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended