Ankimohet sekuestrimi, Avokati: Pasuritë e Ylli Ndroqit 100% të ligjshme. S’është arrestuar në Itali

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Avokatët e presidentit ?Yldon Media Group?, Ylli Ndroqi dorëzuan sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ankimin kundër vendimit për sekuestrimin e pronave marrë më 1 gusht nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Mes 26 pronave të sekuestruara janë dhe dy televizionet ?Ora? dhe ?Ora News?.

Avokati: Sekuestro ne kundershtim me ligjin antimafia

Me anë të dokumenteve shkresore përfaqësuesit ligjorë nënvizojnë se sekuestrimi është bërë në kundërshtim me ligjin e antimafias italiane dhe kriteret për vendosjen e sekuestros.

Avokati Alban Qafa: Sekuestro është bërë në kundërshtim me nenin 11 të ligjit antimfia ku përcaktohen kriteret kur vihen sekuestro. Pasuria nuk ka qenë në prag të tjetërsit dhe nuk janë nën ndikimin e organizatave kriminale. Ora News dhe TV Ora nuk ka qenë kurrë nën ndikimin e një organizate kriminale. Është absurde që të sekuestrohet një media që komplet kapitalin e saj e ka blerë me financim bankar.

Avokati: Ylli Ndroqi nuk ka qenëkurrë i arrestuar në Itali

Avokatët theksuan se deklarata e policisë sipas të cilit zoti Ndroqi është arrestuar në Itali është e pavërtetë.

Avokati Alban Qafa: Sekuestroja është vendosur duke përmendur një shkresë të Interpolit që z.Ndroqi ka qenë i arrestuar në vitin 2015 në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS, si nga vendimi që ëhstë bërë publik dje, që Z. Ndroqi nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian. Ka lëvizur lirshëm në zonën Schengen dhe në Amerikë. Është vënë si indicie, pasi ligji nuk ka efekte prapavepruese pasi është votuar dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2010.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/depozitohet-sot-ankimimi-kunder-sekuestrimit-te-pronave-te-ylli-ndroqit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended