Sekuestrimi i pronave / Caktohet administratori shtetëror që do menaxhojë 26 pasuritë e Ylli Ndroqit
  • 3 years ago
TIRANË- Arjan Baçi është caktuar administrator shtetëror për të administruar 26 pasuritë e sekuestruara të biznesmenit Ylli Ndroqi. Agjensia e administrimit të aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara bënë me dije për ReportTv se Baçi është ckatuar për të administruar këto asete dhe vijimin e aktivitetit tregtar të tyre deri në vendimin final të gjykatës.

Po sipas agjensisë vendimi për caktimin e Arjan Baçit si administrator për 11 biznese mes tyre 6 të pezulluara më herët nga vetë Ndroqi dhe 5 aktive i është përcjellë dhe qendrës kombëtare të regjistrimit të bizneseve. Më 1 gusht 2020, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të pranojë kërkesë e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prenci për të vendosur në sekuestro 26 pasuritë e Ndroqi dhe familjarëve të tij.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë 7 troje, 5 automjete luksoze dhe mercedezi me të cilin lëvizte biznesmeni Nroqi i bllokuar tashmë nga policia eTiranës, dy apartamente, 100.000 m2 pyje, 4 kompani me 100 % aksione dhe 7 kompani me aksione të përbashkëta. Sipas kërkesës së hetuesve depozituar në gjykatë, më 21 Korrik 2020 ata kishin regjistruar procdimin penal ndaj Ndroqi në zbatim të lgijit antimafia, pasi në vitin 1998 dhe vitin 2015 Ndroqi ishte arrestuar dy herë si person i dyshuar për përfshirje në trafikun e heroinës.

Ndërsa policia e shtetit e cila njoftoi një ditë më parë ekzekutimin e vendimit të gjykatës tha se këto hetimi kishin zgjatur prej 18 muaj dhe ishte angazhuar krimi ekonomik dhe partnerët ndërkombëtarë për të siguruar prova për burimin dhe origjinën e parave të zotruara nga biznesmeni Ndroqi tashmë në hetim.

Avokati i Ndroqit, Alban Qafa ka deklaruar se brënda kësaj jave ata do të paraqesin akim në apelin e gjykatës së posacme kundër krimit e korrupsionit duke kërkuar heqien e sekuestros preventive.
Recommended