Ora News – Meta “përkëdhel” gazetarët: Askush të mos intimidojë gazetarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta organizoi një takim me gazetarët në presidencë ku bëri apel për mos intimidimin e gazetarëve.
Ilir Meta: ?Dua të shpreh ndjeshmërinë më të madhe për integritetin tuaj prefesional dhe t?ua apeloj të gjithëve të respektojnë integritetin profesional të gazetarëve.
Të mos intimidojë askush dhe për asnjë arsye këtë integitet profesional apo akoma edhe më rëndë personal për shkak të profesionit tuaj, si edhe shërbimit tuaj ndaj të vërtetës, ngjarjeve, fakteve.
Kur deformohet dhe cënohet liria e të drejtat e gazetarëve padyshim që është cënuar vetë themeli i sistemit tonë demokratik dhe kjo është një ndjeshmëri që e ka e gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj,?
Një tjetër apel ishte dhe ndaj institucioneve të veprojnë kur ka akte dhune ndaj gazetarëve.
Ilir Meta: ?Do të apeloja dhe para të gjithë instituticioneve shtetërore që të veprojnë në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore sa herë që ka akte dhune apo përpjekje për akte të tilla ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias për shkak të përmbushjes së detyrës suaj dhe të realizimit të misionit tuaj.?
Pritja në presidencë është bërë në ditën ndërkombëtare kundër krimeve ndaj gazetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pritja-ne-presidence-meta-askush-te-mos-intimidoje-gazetaret/

Recommended