Sokolaj: Thasët me para u morën në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, ja ku çaloi siguria në aeroport

  • 5 years ago
#rtvora #grabitjanerinas

Redaktori i lajmeve në RTV Ora, Trazhgim Sokolaj, zbardhi detaje të reja nga supergrabitja në Rinas.

Në studion e lajmeve, Sokolaj tha se paratë janë marrë brenda një avioni të linjës Tiranë-Vjenë në momentin që ka qenë duke u bërë dorëzimi i tyre.

"Bëhet fjalë për thasë me kartmonedha që janë euro, por nuk përjashtohet mundësia të jenë edhe në valutë tjetër".

Sipas tij, paratë ishin vendosur në barkun e avionit, ku vendosen bagazhet e pasagjerëve, për tu nisur në orën 15:00 në drejtim të Vjenës, në Austri.

"Sipas të dhënave që kam nga grupi hetimor që gjendet akoma në Rinas, në vendin e ngjarjes janë tre furgona të policisë private që kanë bërë shoqërimin e parave. Paratë vinin nga të paktën tre banka. Transportimi i tyre është bërë në të njëjtën kohë për arsye sigurie".

Sokolaj tha më tej se sinjali i parë për grabitjen është dhënë nga alarmi i policisë së aeroportit.

"Në aeroport ka pasur një grup të FNSH-së. Nuk kam konfirmim nëse ka qenë gjithmonë i stacionuar aty apo për shkak të vizitës së Palmer në Tiranë.Prania e tyre ka shërbyer që me rënien e alarmit, policia të kishte konktat vizual me ta. Rreth 3 km më tutje një nga autorët është ekzekutuar me plumb në kokë".

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të përsëritur?

Për Sokolaj ka dy momente përgjegjësish në ngjarjen e sotme.

"E para lidhet me sigurinë e aeroporit të Rinasit që është në nivele alarmante.Është përdorur një nga dy dyert kryesore që përdoret për hyrjen e mjeteve të tjera, të zjarrfikëses.Ka munguar kontrolli dhe nga informacionet që kam, janë përdorur mjete rrethanore për hapjen e saj.Nuk është reflektuar asnjë ndryshim në sigurinë e aeroportit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sokolaj-thaset-me-para-u-moren-ne-avionin-e-linjes-tirane-vjene-ja-ku-caloi-siguria-ne-aeroport

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended