Ora News - Vizita e Danielsson në Tiranë, çfarë u diskutua gjatë takimeve
  • 5 years ago
#oranews

Drejtori i Përgjithshëm i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Christian Danielsson, zhvilloi një seri takimesh me faktorin polik shqiptar, ndërsa bëri thirrje për zgjidhe të krizës potlike. Danielsson takoi Ramën, Bashën dhe Monika Kryemadhin. Pas takimit më zyrtarin e lartë evropian, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se regjimi i Ramës ka mbaruar ndaj ai kërkoi vullnet politik për zgjidhjen e situatës, duke kërkuar që të çohen para drejtësisë të gjithë zyrtarët që janë kapur duke blerë vota.

Drejtori i Përgjithshëm i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Christian Danielsson, u ndal në një takim me krerët e politikës shqiptare, ku në qendër të diskutimit ishte kriza politike e krijuar pas djegies së mandateve.

Zyrtari i lartë i BE-së e nisi ditën me kryeministrin Edi Rama, të cilin ai vetë e cilësoi si të hapur, ndërsa inkurajon vijimin e reformave.

?Bisedë shumë e hapur me kryeministrin Rama për situatën aktuale politike në vend. Shqipëria duhet të vazhdojnë reformat sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të bërë një paraqitje bindëse në qershor?.

Pas kryeministrit, Danielsson priti në zyrat e BE-së anëtarët e Këshillit të Emerimeve në Drejtësi.

Në një postim në twitter, zyrtari i lartë i BE-së përsëriti plotësisht mbështetjen për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.

"Implementimi i reformës së drejtësisë dhe ecja përpara është kyçe për progresin e Shqiërisë drejt BE" thotë Danielsson.

Rreth orës 10:30, Danielsson priti përfaqësuesit e opozitës me në krye Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Drejtori për Zgjerimin e BE-së, informoi shkurt në rrjetet sociale mbi takimin.

?Takim konstruktiv me përfaqësuesit e partive të opozitës për situatën aktuale politike. Shqipëria përballet me sfida, por mënyra e vetme demokratike për zgjidhjen e çështjeve mbetet angazhimi në Parlament. Nxitja e veprimeve të dhunshme në protestë është absolutisht e papranueshme?.

Më pas rreth orës 12:00 Danielsson zhvilloi edhe një konferencë me gazetarët.

Ndërsa kryedemokrati, Lulzim Basha, pas takimit me Danielsson, tha se emergjente për Shqipërinë është një reforme e thellë kushtetuese.

Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, u shpreh Basha, dhe për të zgjidhur këtë situatë ai kërkoi vullnet polik.

Lulzim Basha: Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën në të cilin do të ecet dhe opopzita ka për detyre që këtë rrugë ta konkretizojë me vizionin që edhe në Shqipëri të fillojnë të ndërtohen ato institucione, ato praktika ku respektohen të drejtat e njeriut, nuk shkelen të drejtat e njeriut, ku qeveria dhe parlamenti janë në krah të njerëzve dhe jo kundër njerëzve, kundër kriminelëve dhe jo në krah të kriminelëve.

Meqë pyetët për formulën, hetim i plotë i dosjes 339, dosjes 184 dhe çuarja para përgjegjësisë penale e politikanëve që kanë vjedhur votat bashkë me krimin e organizuar janë po aq të rëndësishme, mos të them më të rëndësishme sesa ndryshimet në ligj që shkruhen ...
Recommended