Vizita e Kurtit në Tiranë, ja çfarë shkruan mediat në Kosovë
  • 4 years ago
Vizita e Albin Kurtit në Tiranë, e para e tij si kryeministër i Kosovës, pati një pasqyrim të gjerë në mediat atje. ?Koha ditore? u fokusua tek ai që e konsideron si thelbin e takimit të kryeministrit të ri të Kosovës me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama.


?Rama për Shengenin ballkanik, Kurti për makro- Shengenin shqiptar?, ishte titulli kryesor i saj.

Në artikull sqarohet se Rama ka pohuar që të dy e trajtuan shkurtimisht cështjen e Shengenit ballkanik. Ai tha se nuk ka Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, ndërsa Kurti u shpreh se takimi i së martës ishte më shumë për makro Shengenin shqiptar se sa për mini-Shengenin ballkanik, shkruan gazeta.

?Indeksonline? thekson faktin që gjatë konferencës për shtyp, Rama shfrytëzoi edhe njëherë rastin për të lavdëruar punën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe përshëndeti iniciativën e tij për të hequr detyrimet ligjore për shqiptarët nga Kosova dhe shqiptarët nga gjithë rajoni për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

?Telegrafi? thekson se Kurti u prit me ceremoni shtetërore në Tiranë, ndërsa përcolli të detajuar axhendën e tij.

?Kurti nostalgjik: Erdha në Shqipëri, por nuk jam larguar asnjëherë? shkruan gazetaexpress, e cila përcjell mesazhin në Tëitter të kryeministrit të ri të Kosovës, ku ai falenderonte Ramën për ceremoninë shtetërore, dhe Gramoz Rucin, Ilir Metën e Lulzim Bashën për takimet. Më tej megjithatë Express shkruan se dy kryeministrat u përplasën lidhur me minishengenin ballkanik.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kurti#Tirana#TopChannel
Recommended