Ora News – Kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do të jenë të hapura gjatë gjithë verës
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë verës, për të pritur të vegjëlit.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, garanton se shërbimi do të jetë maksimal.
Seferi: ?Në mënyrën më absolute çdo kopësht do të jetë i hapur dhe dhënia e lejeve do të bëhet në përpjestim me numrin e fëmijëve që do të ketë kopshti të regjistruar. Nuk do të ndërpritet për asnjë ditë shërbimi, nuk do të ketë asnjëlloj mangësie qoftë në standarde qoftë në furnizime me ushqime?.
Nga data 12 qershor, pranë çerdheve të Tiranës do të nisin regjistrimet e reja të fëmijëve për në shtator.
Drejtorja e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, bën të ditur fluksi i kërkesave është i madh, për 1 vend ka deri në 15 kërkesa.
Beqiri: ?Çerdhet dhe kopshtet do jenë hapur gjatë gjithë verës. Ritmi do të jetë i njëjtë, cilësia e shërbimit do të jetë e njëjtë. Regjistrimet e reja fillojnë në datën 12 qershor në ambientet e çerdheve. Në prani të një komisioni do fillojë procedura e aplikimeve. Një javë do jetë e hapur procedura e aplikimeve?.
Duke marrë shkas nga kërkesat e larta për çerdhet publike, Beqiri sqaron se cilët fëmijë do regjistrohen me prioritet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kopshtet-dhe-cerdhet-e-tiranes-do-te-jene-te-hapura-gjate-gjithe-veres/
Recommended