Ora News në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru, ankesa për ushqimin dhe trajtimin

  • 5 years ago
#oranews #azilkerkuesit #be

Shqipëria është një ndër rrugët që klandestinët zgjedhin të largohen nga vendet e luftës për të emigruar drejt Bashkimit Europian.

Gjatë vitit 2018, kryesisht në kufirin e gjelbër, janë ndaluar rreth 7 mijë prej tyre me origjinë nga Algjeria, Afganistani, Siria dhe Maroku.

Më pak se 2 mijë prej tyre kanë aplikuar për të marrë azil në vendin tonë.

Pjesa tjetër kanë zgjedhur të kthehen për të riprovuar sërish kalimin drejt Unionit.

Emigrantët që pranojnë të jetojnë në Shqipëri strehohen në Qendrën Kombëtare për Azil në Babrru, por edhe prej tyre, pak duket se vendosin të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

"Prej 12 ditësh ndodhem këtu. Kam ardhur nga Maroku me dy shokë, kushtet këtu nuk janë shumë të mira. Do të shkojmë në Itali dhe nga Italia drejt Francës".

"Prej një jave ndodhet këtu bashkë me gruan dhe 5 pjesëtarë të tjerë të familjes".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-ne-qendren-e-azilkerkuesve-ne-babrru-ankesa-ushqimin-dhe-trajtimin

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended