Ora News - Ushqime të pasigurta, nuk ka laboratorë për verifikimin e cilësisë

  • 5 years ago
#oranews #ushqime

Në Shqipëri nuk ka një laborator droge i cili të japë siguri për ushqimet. Ekspertët ngrenë alarmin për situatën e krijuar duke u nisur nga vëzhgimet e kryera, ndërsa shtojnë se në vendin tonë nuk funksionojnë shumë hallka.

Sa të sigurta janë ushqimet që konsumojmë? Bllokimi i 41.7 ton bananeve në portin e Durrësit, të nisura nga Costa Rika, ka kthyer sërish këtë pyetje dhe shqetësim tek qytetarët.

Përgjigja që vjen nga ekspertët nuk është aspak qetësuese, pasi ata thonë se jemi në një situatë alarmante.
Esmeralda Ballesha: Jemi në një fazë alerti. Të gjithë jemi të shqetësuar për produktet që konsumojmë pikërisht sepse siguria ushqimore nuk është në nivelet e duhura.

Ekspertja, Esmeralda Ballesha, shprehet se mungesa e garancisë së ushqimeve që përdorim çdo ditë vjen si pasojë e mosfunksionimit të disa hallkave, teksa shton se nevojitet edhe përmirësim i kuadrit ligjor.
Esmeralda Ballesha: Kemi probleme edhe te pjesa e doganave, pjesa e importit. Kjo vjen për arsyen se në shtetin shqiptar pjesën më të madhe të produkteve që konsumojmë i kemi produkte importi, prandaj atje alerti është më i madh. Dhe ende kemi një pjesë të madhe të laboratorëve të pacertifikuar. Kemi probleme jo vetëm të kontrolleve që bëhen nga AKU por edhe monitorimin në vazhdimësi të atyre që kanë pasur probleme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ushqime-te-pasigurta-nuk-ka-laboratore-verifikimin-e-cilesise

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended