RTV Ora - Mark Gjonaj: Kosova nuk ka më asgjë për të dhënë, Serbia të pranojë që e ka humbur!
  • 5 years ago
#rtvora
Në një aktivitet ku përkujtohej përvjetori i batalionit Atlantik i shqiptaro-amerikanëve që kontribuan për pavarësinë e Kosovës, anëtari i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, është shprehur kundër shërbimeve të territoreve.

Për RTV Ora, ai theksoi se drejtësia nuk është fituar por është paguar me gjak dhe si rrjedhojë vendi nuk ka më asgjë për të dhënë në negociatat me Serbinë.

Gjonaj: Pavarësia e Kosovës nuk u fitua, ajo u pagua me gjak, lot dhe djersë. Ne nuk duhet të japim asgjë tjetër pasi kemi dhënë për shumë shekuj. Kosova nuk e ka lënë kurrë tryezën e negociatave, është Serbia që është larguar. Ne i mirëpresim të kthehen në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje për të ardhmen. Mbi të gjitha mesazhi për Serbinë është: Pranojeni, e keni humbur Kosovën, Kosova është një vend i pavarur dhe i lirë. Sa më shpejt që të riktheheni në tryezë dhe të negocioni, aq më mirë do të jetë për të dyja shtetet dhe për rajonin.

Më tej Gjonaj theksoi se diaspora shqiptare do të vijojë të punojë për kauzën kombëtare. I pyetur mbi klimën jo konsensuale të politikës në Tiranë dhe Kosovë, anëtari i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut në një mesazh për politikanët shqiptarë tha se çështjet që na bashkojnë janë më të mëdha se ato që na ndajnë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mark-gjonaj-kosova-nuk-ka-me-asgje-te-dhene-serbia-te-pranoje-qe-e-ka-humbur
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended