Rama: Meta ka humbur te drejten te qendroje si President
  • 5 years ago
Edi Rama e quan nul vendimin e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Për të, Ilir Meta, nuk ka me asnjë arsye të vazhdojë të qëndrojë në këtë post. Por në fjalimet e tij elektorale në Mat e Dibër, kryeministri nuk flet qartë nëse maxhoranca do të ndërmarrë hapa për shkarkimin e kreut te shtetit.


?Dje papritur për shumëkënd por krejtësisht sipas parashikimeve tona dhe të mia, u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur në rrugë as më shumë as më pak por Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul, dhe moralisht është turp si s?ka më turp. Dhe mos u çudisni nëse ju them nga fronti i shpëtimtarit të opozitës s?keni parë asgjë akoma, nuk është çmenduria e fundit por do ketë edhe të tjera. Kushtetuta e Republikës nuk është filxhan që rrotullohet. Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij si një President që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Udhëheqësit e ?Rama ik? do ikin vetë një e nga një?.

Ai thotë se vendimi i Metës është skandaloz dhe për ta vërtetuar këtë mori si shembull qëndrimin e Presidentit Nishani në 2017-ën.

?Pasi ne bëmë marrëveshjen dhe ishte publike, Presidenti i asaj kohe, mund të themi ça të duam, por Bujar Nishani e kërkoi me shkrim e firmë, në një letër të përbashkët, timen dhe shokun tim që m?ka humb dhe s?po e kap dot më, Lul Bashës, që t?i kërkonim Presidentit atë shtyrje brenda Kushtetutës, sepse është detyrimi numër një, nuk mund ta vendosë Presidenti pasi e ka deklaruar se kur bëhen zgjedhjet, pa pyetur të tjerët.?

Rama artikuloi qarte se data e zgjedhjeve mbetet e pandryshueshme.

Ajo që bashkoi Presidentin me opozitën sipas kryeministri është ?armiku i tyre? i përbashkët, reforma në drejtësi.

?Lufta e tyre nuk bëhet për zgjedhjet, por për të varrosur reformën në drejtësi. Të gjitha këto që do dëgjoni janë për të vazhduar për të tërhequr për hunde këdo që besojnë ata?.

Rama paralajmëron të tjera hapa të unifikuar të Presidentit dhe opozitës.

?Ja ku e nxorën kokën mbrëmë, por prisni se kanë nxjerrë vetëm ballin. Nuk e kanë me mua ata. Po unë jam pengesa midis jush dhe atyre. Zgjedhjet e 30 Qershorit me mbështetjen tuaj do të jenë momenti i fillimit të fundit të tyre politik?.

Për të treguar hendekun qe sipas tij, qëndron mes 2 palëve, Rama sjell si shembull gabimet gjate 2 qeverisjeve, asaj të tij dhe demokratëve.

Duke prezantuar kandidatin për bashkinë e Matit përsërit se Agron Malaj ish-gardisti i 21 Janarit nuk ka qenë pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan mbi protestuesit. Ndërsa në Dibër Partia Socialiste ka për kandidat Dionis Imerajn.

Tv Klan
Recommended