Report TV - Rama: U desh të vinte Meta president që të vlerësonim Nishanin
  • 5 years ago
Me aktin që Presidenti Ilir Meta bëri duke shkelur haptazi kushtetutën, kryeministri Edi Rama vlerësoi ish-kreun e shtetit Bujar Nishani, i cili sipas tij, asnjëherë nuk cënoi kushtetutën për t'i shërbyer opozitës.

"Nëse duam të bëjmë shtet të së drejtës, sa të jem këtu që politikanët ta kthejnë detyrimin ndaj popullit në të drejtë.

Presidenti mund të vendosë mes dy datave duke u konsultuar me partitë politike. Presidenti Bujar Nishani dy vite më parë na e kërkoi me firma atë shtyrje një javë brenda afatit kushtetues e cila hyri në fuqi kur letra shkoi e firmosur. Nishani sado që i shkonte partisë pas avazit asnjëherë nuk e vuri firmën e tij politike në favor të asaj partie. U desh të bëhej president Ilir Meta që edhe Nishani i cili ka qenë presidenti më mediokër të kujtohej për mirë, që historia e filozofisë të përballet me një zbulim befasues për njerëzimin. Filozofët grekë janë rrotulluar në varret e tyre kur e kanë dëgjuar këtë zbulim", tha Rama.
Recommended