Nis shkolla/ Rama: Pikësëpari shëndet! Meta: Uroj që përtej propagandës, të jenë marrë masat!

  • 3 years ago
TIRANË- Në ditën e parë të shkollës në këtë kohë pandemie nuk munguan urimet nga politikanë dhe drejtues të lartë të shtetit. Ashtu si edhe në ditë të zakonshme akuza të ndërsjelltaa u ngritën për çështjen e arsimit.

E para që reagoi, ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sipas së cilës ky vut do të ishte i fundit ku arsimi është i dëmtuar deri në palcë, duke premtuar se me ardhjen e opozitës në pushtet gjërat do të ndryshonin. Në të njëjtën linjë, ishte dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha se shqiptarët po largohen, në bankat e shkollës po ulen më pak nxënës sepse kjo qeveri "ua ka vrarë shpresën". Ai pati kritika dhe për Ministrinë e Arsimit, duke thënë se shpresonte të ishin marrë masat realisht, përtej propagandës.

Recommended