Report TV -Si do jenë temperaturat në natën e ndërrimit të viteve...merrni mirë masat
  • 4 years ago
TIRANË- Ditët e fundit Tirana, por jo vetëm është përfshirë nga temperaturat e ulëta. Pas disa muajsh në stinën e dimrit, po përjetojmë ato që quhen temperatura tipike.

Në rrugët e Tiranës tashmë sheh njerëz të mbështjellë me pallto e shall të ngrohtë. Meteorologu Hakil Osmani tregon për Report Tv se në kryeqytet këtë fundjavë temperaturat minimale do të arrijnë deri në 0 gradë celsius.TIRANË- Ditët e fundit Tirana, por jo vetëm është përfshirë nga temperaturat e ulëta. Pas disa muajsh në stinën e dimrit, po përjetojmë ato që quhen temperatura tipike.

Në rrugët e Tiranës tashmë sheh njerëz të mbështjellë me pallto e shall të ngrohtë. Meteorologu Hakil Osmani tregon për Report Tv se në kryeqytet këtë fundjavë temperaturat minimale do të arrijnë deri në 0 gradë celsius.



LEXO EDHE:
Dhjetori mbyllet i acartë/ Mëngjeset me temperatura nën 0, priten të shkojnë deri në -8 gradë
?Pritet që të kemi këto temperature tipike të muajit të dimrit duke bërë që vlerat termike minimale të shënohen në zonat malore me -5 dhe -6 gradë Celsius ndërsa vlerat maksimale do të shënohen përgjatë ultësirës perëndimore me 11 dhe 12 gradë Celsius. Në Tiranë pritet që të jenë vlerat tipike të muajit të dimrit duke bërë që vlerat minimale të shënohen në 0 dhe 1 gradë celsius ndërsa vlerat maksimale do të shënohen në 9 gradë Celsius?- u shpreh meteorologu

Natën e ndërrimit të viteve meteorologu shpjegon se do të ketë mot të kthjellët, por të ftohtë.

?Në natën e ndërrimit të viteve pritet që moti të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara në zonat malore, por edhe pse do të jetë një mot i kthjellët pritet që të jetë i freskët gjatë mëngjeseve dhe mbrëmjeve duke bërë që vlerat minimale të shënojnë sërish -5 dhe -6 gradë Celsisus ndërsa ato maksimale do të jenë me 10 dhe 11 gradë Celsius?-tha Hakil Osmani

Temperaturat e ulëta pritet që të sjellin dhe reshje të lehta dëbore në Kukës, Pukë, Peshkopi, Korçë dhe Ersekë.
Recommended