Meta mesazh nga Kryegjyshata: Uroj që politika të marrë shembullin e bashkëpunimit e mirëkuptimit

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga Kryegjyshata për politikën shqiptare në këtë ditë të shenjtë për besimtarët shqiptarë. Ai tha se politikanët duhet të marrin shembullin e bashkëpunimit e mirëkuptimit që kanë udhëheqësit fetarë në vendin tonë.

"Kjo është jo vetëm një ditë vëllazërimi dhe solidariteti, por një ditë e rëndësishme që kërkon sakrifica për ta festuar këtë vëllazëri. Falënderoj kryegjyshërit tanë për harmoninë, që kanë mbajtur popullin të bashkuar. Uroj që edhe politika të mësojë dhe të marrë këtë shembull , bashkëpunimi, mirëkuptimi. Jam i sigurt që populli do frymëzohet nga kjo, për të edukuar të rinjtë me vlerat më të mira njerëzore. Një ditë e rëndësishme sot për tu angazhuar së bashku për atë synim që ka populli ynë për ta realizuar sa më shpejt ëndrrën drejt BE-së që të mos ikin më të rinjtë, por të kthehet kush ka ikur. Ashtu siç shprehu Papa Françesku që shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre", tha Meta.

Recommended