Xing me Ermalin/ Ermali-Flakes: Nuk del nga emisioni pa thene emrin e personit qe te ka marre zemren
  • 5 years ago
Edhe pse është një këngëtare e njohur dhe mjaft e komentuar, Flaka Krelani ia ka dalë të mbajë për vete jetën private. Këngëtarja e njohur nga Kosova nuk e ka pranuar asnjëherë që është në një lidhje dashurie, mirëpo fakti që publiku nuk e di nuk do të thotë se ajo nuk është në një romancë. Mbrëmjen e sotme këngëtarja dhe motra e saj, Qëndresa Krelani ishin të ftuarat e emisionit ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. Gjatë emisionit, Ermal Mamaqi pyeti këngëtaren nëse është dikush në zemrën e saj, por ajo mohoi të jetë në një lidhje duke thënë se nuk janë të vërteta ato që shkruhen në media.
Ermal Mamaqi: Para ca kohësh ke thënë që dikush ta ka marrë zemrën?
Flaka Krelani: Ashtu kam thënë?
Ermal Mamaqi: Nuk del nga emisioni pa na e thënë emrin e tij?
Flaka Krelani: Nuk do ta them.
Ermal Mamaqi: Si e ka emrin?
Flaka Krelani: Kush tha që ma ka marrë zemrën se s?po të kuptoj. Mediat shkruajnë që unë edhe jam fejuar, edhe jam martuar edhe jam ndarë, mos i shiko çfarë thonë.
Ermal Mamaqi: S?do na e thuash emrin?
Flaka Krelani: Se di, do isha edhe unë fatlume nëse do ta dija./tvklan.al
Recommended