Meta mesazh nga Kryegjyshata: Uroj që politika të marrë shembullin e bashkëpunimit e mirëkuptimit
  • 4 years ago
Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një prononcim për media nga Selia e Kryegjyshatës Botërore uron festën e Fiter Bajramit.


Presidenti ka përcjellë një mesazh të qartë për politikën, në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, që ka mbledhur bashkë në selinë e Kryegjyshatës krerët e besimeve fetare në vend.

Ai tha se politikanët duhet të marrin shembullin e bashkëpunimit e mirëkuptimit që kanë udhëheqësit fetarë në vendin tonë.

Presidenti Ilir Meta: Është një kënaqësi e veçantë që unë në këtë ditë të shenjtë të ndaj urimet e mia këtu në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve. Urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë, për të gjithë qytetarët tanë. Sepse kjo nuk është vetëm një ditë vllazërimi dhe solidariteti por është një ditë edhe shumë e rëndësishme që na fton të bëjmë edhe sakrifica për ta forcuar këtë vëllazëri, këtë solidaritet. Edhe njëherë falenderoj udhëheqësit tanë për harmoninë që kanë ruajtur dhe forcuar në mënyrë të vazhdueshme, që bëjnë gjithçka për të mbajtur qytetarët të bashkuar. Uroj që edhe politika të mësoj të marri këtë shembull, të frymës të mirëkuptimit, të bashkëpunimit për interesat më të mëdha të qytetarëve por në çdo rast jam i sigurt që populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët, fëmijët, të rinjtë me vlerat më të mira njerëzore, hyjnore, qytetare dhe atdhetare. Është një ditë e rëndësishme sot për tu angazhuar të gjithë së bashku për atë qëllim dhe objektiv madhor që ka populli ynë, që është anëtarësimi në BE dhe për të hequr çdo lloj pengese sa më shpejtë që frenon këtë ëndërr të jashtëzakonshme, në mënyrë që të mos na ikin më të rinjtë, në mënyrë që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Ashtu si edhe shprehu besimin Papa Francesku në vizitën e tij të parë në Shqipëri, që shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#KurbanBajrami#TopChannel
Recommended