Ora News - Makineria e propagandës, Rama u kërkon llogari Ministrave dhe për "like&share"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjet e qeverisë nuk miratohen vetëm vendimet, por kryeministri kërkon llogari dhe për pëlqimet dhe shpërndarjet e postimeve që bënë punonjësit e administratës publike.

Skandali i padukshëm për sytë e publikut zbulohet nga ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili pasi mori pjesë në një nga mbledhjet dëshmon se kryeministri Rama i kushton një rëndësi të veçantë performancës së personelit në rrjetet sociale.

Muka: Ministria me performancë më të lartë në rrjetet sociale ishte Ministria e Shëndetësisë.Me aq probleme sa ka shëndetësia kur ty mjekët po të ikin, cilësia e barnave në treg është e dyshimtë, ti harxhon kohën dhe shpenzon pjesë të rëndësishme nga koha jote për tu marrë me rrjetet sociale. Ministrja e Shëndetësisë sponsorizon reklamat në fb, me çfarë lekësh dhe cilat taksa përdor kjo Ministre për reklama të tilla?

24 orë nga ky denoncim zbulohet dhe skema si funksionin ky mekanizëm.

Persona të autorizuar me një llogari të përsonalizuar regjistrohen në adresën majtas.net. Ata që kanë akses pasi e hapin përmes fb monitorojnë çdo pëlqim dhe shpërndarje të personave të caktuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/makineria-e-propagandes-rama-u-kerkon-llogari-ministrave-dhe-share

Recommended