Rama: Meta te mbroje 30 Qershorin qe ka dekretuar vete
  • 5 years ago
Kryeministri Rama iu përgjigj në Twitter kritikave të Presidentit të Republikës për krizën politike dhe reformën në drejtësi, në mënyre të veçante për mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Teksa thotë se reforma në gjyqësor kërkon kohën e saj, i kërkon Presidentit të mbrojë datën e zgjedhjeve.

?A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.?

Kryeministri e konsideron të pamjaftueshëm qëndrimin e kreut të shtetit edhe për sa u përket paralajmërimeve të opozitës për të penguar zgjedhjet e 30 Qershorit.

?Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S?e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 Qershorit.?

Kryeministri Rama e ka kritikuar edhe më parë qëndrimin e Presidentit Meta përsa i përket krizës politike dhe e ka ironizuar atë për sa i përket pozicionit që ka mbajtur në lidhje me protestat e opozitës, duke thënë se ai është ne hall shumë të madh.

Tv Klan
Recommended