Ora News- Tension në fakultetin e Juridikut, ambulanca shoqëron një studente

  • 5 years ago
#oranews #studente

Fakulteti Juridik është kthyer të hënën, 28 janar, në qendër përplasjesh. Një pjesë e studentëve që duan mësim tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme ku ndodhen protestuesit por u përplasën fizikisht me ta.

Edhe jashtë ambienteve pati përplasje mes studentëve. Në mes të debatit verbal studentët thyen edhe xhamin e dritares së fakultetit.

Studentët që bojkotojnë kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë studentët e tjerë që duan të zhvillojnë mësim të futen në auditore.

Studentët thanë se u ushtrua dhunë ndaj tyre dhe se nuk janë dakort me mënyrën e bojkotit duke kërkuar t?i rikthehen mësimit.

Por, ndryshe mendojnë studentët që janë në ngujim

Ne këtu jemi për një kauzë. Janë 8 pika dhe rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë

Ata që ndodheshin brenda kanë dalë në ballkon duke akuzuar studentët që duan të vijojnë mësimin se janë të FRESSH.

Pak më parë (ora 11:00) u thye një xham në katin e parë.

Studenti i ngujuar- Një student pjesë e grupit të studentëve që ndodhen brenda ambienteve të fakultetit të Juridikut ku vijojnë rezistencën në një intervistë telefonike për Ora News i bëri thirrje studentëve që duan të nisin mësimin të bashkohen me ta.

"Studentët që janë jashtë duhet ta kuptojnë se nëse bëhemi bashkë fitojmë, prej gati 16 ditësh jemi këtu për të gjithë jo për veten tonë. Të bashkohemi të rrëzojmë ligjin dhe të plotësohen 8 kërkesat tona dhe të kthehemi bashkë. Asnjë pikë nuk është plotësuar."

Ata gjithashtu thonë se distancohen nga çdo akt dhune dhe akuzojnë studentët që janë jashtë se duan të nxisin tensione.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tension-ne-fakultetin-e-juridikuttt?fbclid=IwAR3MCr1s9A_dhM-Hjdji3Qyzma_jq8aG-mefTMYjSEsndfTx3TEhBmEZUmw

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended