Report TV - Protesta, ambulanca merr një polic të plagosur te kryeministria
  • 5 years ago
13 të lënduar në protestën e opozitës morën ndihmën mjekësore në kohë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e sotme janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

Po prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë.

Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?.

Disa efektivë mbetën të plagosur nga shpërthimi i kapsollave dhe fishekzjarreve, duke marrë dëmtime në kokë dhe trup. Të tjerë u goditën me mjete të forta.

Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme.
Recommended